Leipzigi e Bayerni ndajnë pikët Foto: Reuters

Leipzigi e Bayerni ndajnë pikët

14 September 2019 20:33

Bayerni nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në udhëtim te Leipzigi.

Ndeshja përfundoi me rezultat prej 1 me 1, me mysafirët që e nisën më mirë takimin, transmeton Koha.net.

Ishte Robert Lewandowski ai që shënoi golin e epërsisë për Bayernin në minutën e tretë të ndeshjes. Ai shënoi nga asistimi i Mullerit.

E shifrat i barazoi Forsbergu në minutën e 45+3 nga penaltia.

Me këtë fitore Leipzigu është lider me 10 pikë, derisa Bayerni në vendin e tretë ka 8 pikë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme