Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

​Mourinho thotë se Ronaldo është një fenomen

Foto: Reuters

Ish-trajneri i Manchester United, Jose Mourinho beson që sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo është një fenomen dhe mendon vetëm që të fitojë.

Ronaldo shënoi katër gola në fitoren e Portugalisë ndaj Lituanisë me rezultat 5-1, transmeton KP.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në atë ndeshje portugezi theu rekordin e Robbie Keane duke u bërë lojtari me më së shumti gola në kualifikimet për Kampionatin Evropian.

Tekniku portugez beson që pesë herë fituesi i Topit të Artë mund të jetë në formë të mirë edhe për shume gjatë.

“Çfarë bën Cristiano nuk më mahnit. Në moshën 34-vjeçare është në top formë, luan në një ekip të fortë dhe ka ambicie të mëdha. Nuk me befason sepse është fenomen, mendon vetëm për fitore dhe të bëhet ende më i mirë. Kur të jetë 50-vjeç do të jetë në shtëpi dhe FIFA do ta thërrasë për të luajtur në ndeshjen e legjendave do të luajë dhe do të shënojë, jam i sigurt për këtë gjë”, deklaroi ai.