Sport

Portieri i Kosovës, Ujkani i lumtur për kthimin te “Torino”

Descriptive Text

Tiranë, 4 shtator -Portieri i Kosovës Saimir Ujkani është rikthyer te Seria A, Torino. Në ditën e fundit të merkatos Ujkani ka vendosur të rikthehet në Itali, duke i dhënë fund eksperiencës turke me Rizesporin ditë më parë.

Ai ndihet i lumtur dhe krenar që iu bashkua klubit italian. Në fakt, vushtrriasi u rikthye në Itali, aty ku e kishte kaluar pjesën më të madhe të karrierës. “Ujkani është një portier me eksperiencë ndërkombëtare, e njeh mirë futbollin italian, është një profesionist serioz”, ka thënë presidenti i Torinos, Urbano Cairo

31 vjeçari u shpreh se ndihet mirë. “Shpresoj të jap më të mirën”, tha Ujkani. I lindur me 5 korrik 1988, Ujkani, pritet të nisë si zëvendësues i Sirigus/ATSH.