Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani projekton Diasin për vitin tjetër

Skuadra e Milanit po e monitoron qendërmbrojtësin portugez Ruben Dias, i cili te ekipi italian shihet si përforcim i duhur për edicionin e ardhshëm.

Mediumet italiane kanë raportuar se Milani së shpejti do t'i nis kontaktet me Benfican, ekip me të cilin Dias ka kontratë deri në vitin 2024, transmeton Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kartoni i 22-vjeçarit, vlerësohet rreth 22 milionë euro. Dias është produkt i akademisë së Benficas dhe me ekipin e parë ka debutuar në edicionin 2017/18.

Ai gjithashtu ka edhe dhjetë paraqitje me Përfaqësuesen e Portugalisë. Interesim për Diasin para fillimit të këtij edicioni patën treguar Manchester Unitedi e Juventusi.