Evra: Pogba do të qëndrojë

Evra: Pogba do të qëndrojë

30 August 2019 15:41

Ish-mbrojtësi i Manchester United, Patrice Evra është i bindur që mesfushori, Paul Pogba do të qëndrojë në “Old Trafford”.

Pogba ka qenë i lidhur me një kalim te Real Madrid ose Juventus.

“Los Blancos”, janë duke u munduar ta transferojnë Pogban para se te mbyllet afati kalimtar me 2 shtator, mirëpo “Djajtë e Kuq”, janë duke bërë gjithçka për të mos e lejuar këtë gjë.

Këtë muaj francezi ka thënë se nuk është i lumtur te United, mirëpo Evra beson që do të qëndroj, transmeton kp.

“Paul është i fokusuar, është në Manchester dhe do të qëndroj. Ka pasur bisedime, është mirë për klubin dhe për të. Do të shohim pas disa vitëve, por tash do të jetë e vështirë për të nëse largohet. Paul është vëllau im, nëse nuk është i lumtur, i them të largohet, mirëpo unë do doja që të qëndroj”, deklaroi ai.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme