Sport

Luiza Gega triumfon në Rovereto

Luiza Gega triumfon në Rovereto
 

“Një atlet duhet të vrapojë me ëndrrat në zemër e jo me paratë në xhep”, ka qenë një shprehje e famshme e vrapuesit çekosllovak Emil Zatopek dhe në atletikën shqiptare ka një emër që ka vrapuar gjithmonë me ëndrra të mëdha, Luiza Gega.

E vetme, 30-vjeçarja ka mbajtur gjallë atletikën në Shqipëri duke thyer jo vetëm rekorde të njëpasnjëshme, por njëkohësisht duke bërë të rëndësishme atletikën shqiptare në vitet e fundit, bashkë me Izmir Smajlajn, aq sa në garën e saj të fundit në Rovereto të Italisë, ku arriti të triumfojë në 3 mijë metra me pengesa, diçka e rrallë për një europiane dhe ishte një kënaqësi tek dëgjoje komentatorin e Rai Sport ta evidentonte diçka të tillë.