VAR-i anulon golin e Muriqit

Muriqi s’ndalet, realizon sërish

24 August 2019 21:35
22:24

Vedat Muriqi s’ka të ndalur. Sulmuesi i Kosovës ka shënuar golin e dytë për Fenerbahçen në sezonin e ri në Superligën turke.

Ai shënoi në minutën e 77-të ndaj Bashakshehirit, për të barazuar rezultatin në 1 me 1.

Muriqi realizoi edhe në pjesën e parë, por goli ishte anuluar nga teknologjia VAR.

Në fund të ndeshjes, Dirar realizoi për të siguruar fitoren e dytë të Fenerit.

 

 

21:35

VAR-i anulon golin e Muriqit

Teknologjia VAR ka ndikuar që sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi, t’i anulohet goli që ai realizoi për Fenerbahçen ndaj Bashakshehirin në xhiron e dytë të Superligës turke.

Muriqi realizoi në minutën e 43-të, por goli i tij u anulua pasi ishte asistuar nga bashkëlojtari që kishte qenë në pozitë jashtë loje.

Pas pjesës së parë, Fenerbahçe është duke pësuar 1 me 0.

Muriqi kishte debutuar me gol për Fenerin në Superligën turke duke realizuar supergol ndaj Gaziantepit në javën e shkuar.

 

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme