Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka pritur sot aktoren shqiptare me famë botërore, Arta Dobroshi.
Gjatë këtij takimi presidenti Ademi e përgëzoi aktoren Dobroshi për të arriturat e saj në botën e filmit, teksa e informoi edhe për të arriturat e FFK-së, sukseset e Kombëtares së Kosovës, si dhe për përkrahjen që i jep KE zhvillimit të futbollit të femrave.
Ndërkaq, aktorja jonë e famshme uroi që Kosova të vazhdojë rrugën e suksesit në futboll dhe në të ardhmen e afërt të jetë edhe pjesë e Kampionatit Evropian dhe atij botëror.
Në fund, të takimit presidenti Ademi ia dhuroi aktores Dobroshi një fanellë të Kombëtares së Kosovës, duke e ftuar njëherësh që të jetë e pranishme në ndeshjet e Kosovës si mysafire e veçantë sa herë që ajo të ketë mundësi.
-
Kryetari Ademi takon tifozët: Uroj për një fitore historike
-
Kryetari i FFK-së me pozitë në FIFA
-
Osmani e Infantino flasin për mbështetjen e futbollit kosovar
-
Ademi i bindur se Foda do të sjellë “momente të mrekullueshme”
-
Presidentja Osmani pritet me duartrokitje nga lojtarët e Kosovës: Jeni krenaria jonë