Leotrim Kryeziu është bërë me skuadër të re.
Sulmuesi i grupmoshave të reja të Kosovës, që është pjesë e Luganos, është huazuar te skuadra zvicerane e ligës së dytë, Chiaso.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLajmi është bërë i ditur nga Chiaso, që ka njoftuar se Kryeziu është huazuar deri më 30 qershor 2020 dhe do të bartë numrin 16.
20-vjeçari shkëlqeu me Luganon U19 në sezonin e kaluar, ku realizoi 19 gola në 24 ndeshje në të gjitha garat.
Ai është pjesë e grupmoshave të reja të Kosovës, ndërkaq në të kaluarën ka qenë pjesë e Dritës, prej nga u transferua në Zvicër te Lugano.