Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kryeziu kalon nga Superliga e Kosovës në Zvicër

Leotrim Kryeziu nga Superliga e Kosovës në futboll, ka kaluar në Superligën e Zvicrës, përkatësisht te skuadra e FC Luganos.

Sulmuesi 19-vjeçar për Kosovën U19 ka shënuar katër gola, ndërsa vitin e kaluar ishte pjesë e gjilanasve të FC Dritës, skuadër me të cilën realizoi 5 gola, dhe ndihmoi në fitimin e titullit.

Kryeziu ka nënshkruar kontratë me klubin zviceran dhe do të jetë me këtë klub për katër sezone, deri në vitin 2022.

Mediet zvicerane raportojnë se ai vjen te kjo skuadër si transferim i lirë, por, FC Drita do të ketë 30% të kartonit të lojtarit nëse ai transferohet te ndonjë skuadër tjetër.