Sport

Toni bindi Riberyn t’i bashkohet Fiorentinës

Mesfushori ofensiv francez Franck Ribery ka thënë se ish-bashkëlojtari i tij Luca Toni e kishte bindur që t'i bashkohej Fiorentinës.

Ribery ka zyrtarizuar transferimin te Fiorentina të mërkurën, ndërsa ka firmosur kontratë dyvjeçare. Ribery kishte luajtur me Tonin te Bayern Muencheni në të kaluarën.

“Unë jam i lumtur, jam me familje këtu. Unë kam biseduar me Fiorentinën javën e kaluar, si dhe me Tonin, që më ka thënë se Fiorentina është klub i madh dhe në një qytet shumë të bukur. Jam i lumtur që gjendem këtu”, ka thënë Toni përcjell “La Gazzetta dello Sport” , transmeton “Koha Ditore”.

Ribery 36-vjeçar do të ketë pagë vjetore prej katër milionë euro.