Sport

Icardi paralajmëron qëndrimin tek Interi

Mauro Icardi ka bërë një paralajmërim se do të qëndrojë tek Interi, duke njoftuar se shtëpia e tij e re në Milano, “po vjen”.

Sulmuesi argjentinas theu heshtjen duke postuar një fotografi pranë një ndërtese të re në Milano.

“SportMediaset” raportoi sot se Icardi do të bartë fanellën me numrin 7 për Interin dhe kjo erdhi pasi agjentja-bashkëshortja e Icardit, Wanda Nara, konfirmoi se lojtari nuk do të largohet në drejtim të Monacos.

Interi ka kërkuar qe një kohë largimin e tij, por është futbollisti ai që ka refuzuar.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

My New Home is Coming ⏳?? . . #milan #italy #home ?

A post shared by Μαυʀɸ Iϲαʀδι - MI9 (@mauroicardi) on