Dalbert te Nice

Dalbert te Nice

20 August 2019 12:53

Mbrojtësi anësor i Interit, Henrique Dalbert do t’i bashkohet skuadrës franceze Nice në formë huazimi me mundësi blerje prej 12-13 milionë euro.

Po ashtu Nice do të marrë përsipër pagën e futbollistit, raporton “Sky Sport Italia” të martën. Braziliani 25-vjeçar i ishte bashkuar Interit nga Nice për 21 milionë euro në verën e vitit 2017, transmeton “Koha Ditore”.

Në atë marrëveshje Nice kishte vendosur një klauzolë për 30 për qind të fitimit të transferimit të ardhshëm.

Pasi që Dalbert do të kaloj te Nice, atëherë shuma do të zbritet në dëmshpërblimin e përgjithshëm.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme