Sport

PSG-ja refuzon ofertën e Barçës për Neymarin

Paris Saint-Germain ka refuzuar ofertën e Barcelonës për të huazuar Neymarin me obligim të blerjes vitin e ardhshëm, raporton “ESPN” të martën.

Derisa Parisi është i gatshëm të lëshoj Neymarin, krerët e klubit kërkojnë së paku 222 milionë euro, sa kishin paguar për të transferuar brazilianin nga Barça në verën e vitit 2017, transmeton “Koha Ditore”.

Edhe nëse Barcelona pajtohet të paguajë këtë shifër vitin e ardhshëm, pas një huazimi njëvjeçare, Parisi nuk beson se gjiganti i La Ligas mund të paguajë shifrën e plotë dhe se do të kërkojë që pagesa të bëhet me këste. Kjo është një pengesë tjetër.

Ndërkohë Juventusi po ashtu është duke bërë përpjekje për të sjellë Neymarin, duke ofruar Paulo Dybalan dhe një shumë të hollave për brazilianin.