Philippe Coutinho dhe Bayern Munich kanë arritur marrëveshje përmes së cilës lojtari i Barcelonës do të transferohet në Gjermani në formë huazimi.
Megjithatë, Bayerni do të ketë edhe një mundësi blerje në fund të sezonit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDrejtori i Barcelonës, Guillermo Amor konfirmoi lajmin, ndërsa Valverde la brazilianin jashtë skuadrës për ndeshjen e parë të kampionatit spanjoll.
Kjo lëvizje ndikon drejtpërdrejt në përpjekjet e Barcelonës për të rikthyer Neymar nga PSG, pasi që Barça dëshironte të përfshinte Coutinhon në marrëveshje, transmeton kp.
Gjithsesi, kalimi tek bavarezët do të thotë edhe ulje page për Coutinhon, pasi fitimet e brazilianit prej 11 milionë eurosh në sezon që gëzonte te Barça nuk mund ta përballonte Bayerni, por duket se lojtari dhe klubi kanë gjetur gjuhën e përbashkët edhe në këtë çështje.