Sport

Juve kërkon skuadër për Dybalan

Foto: Reuters

Juventusi ka akoma shpresë se mund ta shesë Paulo Dybalan gjatë kësaj vere.

Sipas medieve italiane, drejtuesit e klubit janë në pritje të ofertave për argjentinasin, transmeton KTV.

Dybala ishte synim i Manchester Unitedit dhe Tottenhamit, por transferimi i tij në Ishull dështoi.

Përkundër kësaj, “Zonja e Vjetër” është në pritje të ndonjë oferte për 25-vjeçarin.