Unitedi “shkel” Chelsean në derbin e parë të sezonit të ri Foto: Reuters

Unitedi “shkel” Chelsean në derbin e parë të sezonit të ri

11 August 2019 19:25

Manchester Unitedi e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri në Premier Ligë.

“Djajtë e Kuq” e gjunjëzuan në Old Trafford skuadrën e Frank Lampardit, duke e mposhtur me rezultat prej 4 me 0, transmeton Koha.net.

Ishte Rashford ai që i dha epërsinë Unitedit duke shënuar nga penaltia në minutën e 18 të takimit.

Në pjesën e dytë Martiali e dyfishoi epërsinë në minutën e 65, kurse pas dy minutave Rashfordi shënoi sërish për ta çuar rezultatin në 3 me 0.

Golin e fundit për Unitedin në këtë takim e shënoi i riu Daniel James, kur po luhej minuta e 81.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme