Christoph Zimmermann ishte shumë pranë që të linte karrierën e futbollit për të nisur një si mësues. Por, më pas erdhi një mesazh nga kryetrajneri i Norwich Cityt, Daniel Farke.
Dy vjet që nga atëherë dhe qendërmbrojtësi gjerman është pranë të luajë në skenën e madhe të Premier Leagues, ndërsa Norwichi të premten do ta luajë ndeshjen e parë të stinorit kundër kampionit të Evropës, Liverpoolit. Ka qenë disi një vorbull për Zimmermannin, shkruan Daily Mail.
Por një e mirëseardhur pasi ai do të jetë tash para Mohamed Salahut dhe të tjerëve të premten, përcjell Koha Ditore.
"Dy vjet më parë unë po studioja për të dhënë mësim", rrëfen 26-vjeçari. "Po ashtu isha në bisedime me një klub në Danimarkë, por klubi vetëm sa kishte rënë në kategori të dytë, kështu që nuk po mendoja për këtë. Po mendoja të qëndroja në Gjermani dhe të kisha një punë serioze. Unë kisha luajtur për pesë vjet në rangje më të ulëta në Gjermani, kështu që mendova se duhet të fokusohesha në të ardhmen. Ishin dy opsione: të studioja në Dortmund, që nënkuptonte se bashkëshortja ime duhet të paguante qiranë. Opsioni i dytë ishte Danimarka, por isha hezitues për këtë opsion. Më pas erdhi një mesazh nga Farke që më pyeti nëse kam klub. Brenda dhjetë ditëve fluturova për në Norwich dhe firmosa menjëherë. Do të isha duke nisur studimet master tash, por në vend të kësaj do të luaj në Premier League".
Mirëpo, në çdo rrëfim përrallor ka edhe sakrifica. Storia e Zimmermannit nuk është ndryshe.
Zimmermann flet haptazi për vështirësitë me të cilat përballet pasi i mungon familja, që mbetet në Dusseldorf. Ai është martuar këtë verë me partneren e tij afatgjate....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)