Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zeneli, një “dardan” i lumtur që ishte lodhur duke pritur Suedinë

Sulmuesi i krahut, Arbër Zeneli, ishte lodhur duke pritur rastin te Suedia. Dhe në momentin që mori ftesën për ta përfaqësuar Kosovën, ku tash është lojtari kryesor, e pranoi atë. Tash thotë se është shumë i lumtur dhe i vlerësuar me fanellën e "dardanëve".

Në një intervistë për të përditshmen suedeze "Expressen", Zeneli ka thënë se këtë zgjedhje e ka bërë për karrierën e tij. Ai aktualisht po e merr veten pas operimit që e bëri shkaku i lëndimit që e pësoi në muajin qershor në ndeshjen eliminatore për "Euro 2020" ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zeneli përpara se të përcaktohej për Kosovën, ka luajtur për gjeneratat U-17, U-19 dhe U-21 të Suedisë. Ishte pjesë e ekipit U-21 që pati fituar kampionatin evropian në vitin 2015 të mbajtur në Çeki. Ai edhe pse ishte titullar te Heerenveeni, tek i cili ekip u transferua nga Elfsborgu, asesi nuk ftohej nga ekipi i parë i Suedisë.

"Kurrë nuk e pata rastin tim, unë thjesht doja të luaja futboll. Po të ma kishte dhënë rastin Suedia kur u fut në kombinim Kosova, do ta kisha zgjedhur Suedinë, pasi kam luajtur nëpër të gjitha gjeneratat e reja, gjë që nuk mund ta harroj. Por në fund vendimin e mora për shkak të karrierës sime", shprehet Zeneli, i cili tash është pjesë e ekipit nga Ligue 1, Reims. "Për asnjë sekondë nuk jam pishman që luaj për Kosovën, pasi vendosa me zemër. Te Kosova ndihem i vlerësuar dhe jam krenar që e mbaj atë fanellë".

Zeneli është lindur dhe rritur në Suedi, por prindërit e tij janë nga Kosova. Me Përfaqësuesen e Kosovës ka shënuar shtatë gola në 17 paraqitje dhe thotë se "dardanët" kanë gjasa të mira për t'u kualifikuar në "Euro 2020"... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)