Sport

Van de Beek drejt Realit

Van de Beek duket gjithnjë e më afër Real Madridit.

Vetë lojtari ka bërë të ditur se klubi i tij aktual dhe Real Madridi janë në kontakte të vazhdueshme, transmeton KTV.

“Ata janë në kontakte me Ajaxin, ka interesim, s’mund të them më shumë. Pa asnjë dyshim agjenti im ka folur me ta, kjo është, por preferoj të flas për futboll”, u shpreh lojtari.

Madrilenët thuhet se kanë gati ofertën prej 50 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit.