Sport

Alves i bashkohet Sao Paulos

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Dani Alves është kthyer në Brazil për të vazhduar karrierën, pasi i është bashkuar skuadrës së Sao Paulos. Lajmi është bërë i ditur të premten nga mediumet e huaja.

Alves me Sao Paulon ka firmosur kontratë trivjeçare dhe po rikthehet në futbollin brazilian pas 17 vjetësh në Evropë, transmeton “Koha Ditore”. Ai te Sao Paulo është transferuar si lojtar i lirë, pasi në fund të muajit qershor i skadoi kontrata me PSG-n.

36-vjeçari, është njëri prej futbollistëve më të suksesshëm në futbollin evropian, pasi gjatë karrierës ka fituar gjithçka që mund të fitohet.

Alves në Evropë ka luajtur edhe te Juventusi, Barcelona e Sevilla. Ai te Sevilla ishte transferuar në vitin 2002 nga Bahia kurse ka edhe 114 ndeshje me Brazilin.