Sport

Evra thotë se pula “ia mundësoi” transferimin tek Unitedi

Mbrojtësi legjendar i Manchester Unitedit, Patrice Evra, ka treguar se si përdorimi i një copë pule e ka ndihmuar atë që të sigurojë transferimin në "Old Trafford".

Evra i ishte bashkuar Manchester Unitedit në janar të vitit 2006 nga Monaco për 5.5 milionë funte atëbotë.

Tek Unitedi shijoi një periudhë tetëvjeçare me plot trofe, transmeton Koha Ditore shkrimin e Daily Mail.

Evra 38-vjeçar njoftoi të hënën për pensionimin nga futbolli. Ai thotë se transferimi te Manchester Unitedi mund të mos kishte ndodhur po të mos ia jepte një ide të çuditshme një anëtar i stafit të Monacos pas një lëndimi të shputës së tij.

Duke folur për "Player's Tribune", ish-mbrojtësi i majtë rikujton që mezi po ecte pasi mori një lëndim, derisa po luante me U-21 e Francës, ndërsa përdorimi i copave të pulës në shputë të këmbës e ndihmoi, thotë ai.

"Dikush nga stafi i klubit më tha, 'Pse nuk shkon me të vjetrën? Vetëm vendose një copë pule brenda këpucëve tua'. Tingëllonte çmenduri, por e dini se jam mendjehapur. Kështu që shkova te një kasap që e kisha afër. Kasapi më pyeti, 'Çfarë të duhet?' I thashë, 'Një copë pulë. Por, të vogël. Do ta vendosi në këmbë. Ai vetëm qeshi. Unë shkova në shtëpi me pulë. Porosita këpucë të reja: një të madhësisë 42.5 dhe një 44. Pasova topin. Ndihesha mirë. Kisha dhembje, por mirë. Kështu që përfundova duke luajtur me copa të mishit të pulës në këmbë për katër muaj. Unë nuk stërvitja me të - nëna kurrë nuk do të më falte që po çoja ushqimin poshtë, por para çdo ndeshjeje e vizitoja kasapin. Ai e dinte menjëherë se çfarë më duhej. Pula më ndihmoi të luaja aq mirë sa, në janar të vitit 2016, unë firmosa kontratë me Manchester Unitedin", ka treguar Evra...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)