Mesfushori Përparim Hetemaj ka arritur marrëveshje me Brescian, që ka nisur negociatat me skuadrën e Chievos për lirimin e tij, përcjellin mediumet italiane të mërkurën.
Hetemaj është pajtuar me kontratë dyvjeçare te Brescia, ekip që edicionin e ri do të bëjë garë në Serie A, transmeton Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkohë, Chievo është pjesë e Serie B dhe është e gatshme të lirojë Hetemajn për dy milionë euro.
32-vjeçari ka kontratë me Chievon deri vitin e ardhshëm.
Ai te Chievo është prej vitit 2011 kur u transferua po nga Brescia, ku luajti një edicion.
Hetemaj edicionin e shkuar realizoi dy gola në 30 paraqitje.