Sami Khedira mund të transferohet në Arsenal.
Spekulimet për një kalim të mundshëm te londinezët janë shtuar edhe më shumë pasi mesfushori i Juventusit, ishte i pranishëm në stadiumin “Emirates” për të parë ndeshjen miqësore, Arsenal – Lyon, transmeton “Sporti në KTV”.
32-vjeçari pritet të largohet nga Juventusi gjatë kësaj vere me Arsenalin, që synon ta transferojë lojtarin.