Pjesëmarrja e Kosovës në botërorin e juniorëve në hendboll ka kombinuar dy agjenda të ndryshme sportive: atë të Kosovës për t'u përfaqësuar për herë të parë në një ngjarje të tillë, si dhe me të drejta të plota dhe atë të Spanjës për të harmonizuar diplomacinë e organizatave ndërkombëtare me Qeverinë e saj.
"Gjëja më e rëndësishme nuk është fitorja, por garimi", është nganjëherë një frazë ngushëlluese që lidhet me humbjen, por te Kosova kjo ka interpretim tjetër, pasi në këtë ngjarje ka qenë e barabartë me të gjitha shtetet e tjera pjesëmarrëse.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDuke pasur parasysh se Spanja është njëra prej pesë shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, te delegacioni kosovar kishte një lloj pasigurie për pjesëmarrjen në botërorin e mbajtur në qytetet Ponteverda dhe Vigo.
Pasiguria u bë edhe më e madhe kur Kosova në muajin prill triumfoi në turneun "IHF Trophy Intercontinental" për të konfirmuar pjesëmarrjen në botërorin e juniorëve. Sportistët e Kosovës vazhdimisht kanë pasur telashe në Spanjë, por këtë herë gjërat ishin ndryshe - Kosova ishte e barabartë me të gjitha shtetet pjesëmarrëse.
Edhe pse përfundoi e parafundit në botëror, të paktën nuk u përball me pengesat politike si në të shkuarën. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)