Sport

Debutimi i Joao Felixit te Atletico Madridi zgjati vetëm 27 minuta

Futbollisti që u ble për shumën rekorde nga Atletico Madridi, Joao Felix, në debutimin e tij luajti vetëm 27 minuta për shkak të një dëmtimi që e pësoi.

Portugezi iu bashkua klubit spanjoll për 126 milionë euro këtë muaj, por pësoi dëmtim të rëndë në fitoren 3:0 kundër Numancias, transmeton “Sporti në KTV”.

Diego Simeone i dha rastin 19-vjeçarit për ndeshjen e parë me “Los Rojiblancos”, por dëmtimi e ndaloi atë të tregojë cilësitë, megjithëse ai lëndim nuk është serioz.

Trajneri argjentinas Simeone, u dha rastin edhe transferimeve si Kieran Trippier, Mario Hermoso, Renan Lodi dhe Marcos Llorente, ndërsa Saponjiq, Herrera dhe Monteiro hynë si zëvendësues.