Një raportim i ri nga “Mundo Deportivo” thotë se ylli i Paris Saint-Germainit, Neymar, është i hapur për t’iu bashkuar Juventusit.
Neymari është kthyer në ushtrime te PSG-ja, por gazeta spanjolle insiston se ai dëshiron të largohet këtë verë dhe një rikthim te Barcelona ka mundësi të mos ndodhë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe këtë në mendje, braziliani po e konsideron kalimin te Real Madridi, Bayerni, Manchester Unitedi e Juventusi.
Sipas gazetës, Juventusi që po synon Ligën e Kampionëve mund të jetë ekipi që më së shumti preferohet nga 27-vjeçari.
Por “zonja e Vjetër” tashmë ka bërë shpenzime të mëdha dhe nuk pritet se mund të arrijë marrëveshje që do të kënaqte edhe PSG-në.
Neymar u bë futbollisti më i shtrenjtë në botë kur më 2017 kaloi te PSG-ja nga Barça për 222 milionë euro. Ai ka shënuar 51 gola në 58 paraqitje dhe ka fituar dy tituj të Ligue 1.