Sport

Bruce, trajner i ri i Newcastlet

Steve Bruce është trajneri i ri i ekipit nga Premier League, Newcastle United. Bruce të mërkurën është prezantuar te Newcastle, ekip me të cilin ka firmosur kontratë trivjeçare.

58-vjeçari, në këtë post ka zëvendësuar trajnerin spanjoll Rafael Benitez që u largua javë më parë. "Ndihem krenar që kam marrë drejtimin e Newcastles dhe besoj që me punën e përbashkët do të arrijmë synimet për edicionin e ri. Do të jetë një sfidë e madhe për mua që pres të jetë e suksesshme", ka thënë Bruce që ka drejtuar më parë ekipet si Sheffield Wednesday, Aston Villa, Hull City, Sunderland, Wigan, Birmighman, Crystal Palace, Huddersfield e Sheffield United.