Sport

Trippier tek Atletico Madridi

Trippier tek Atletico Madridi

Reprezentuesi i Anglisë, Kieran Trippier, është pranë transferimit tek Atletico Madridi nga Tottenhami, njoftoi “Daily Telegraph” të martën. 28-vjeçari ka udhëtuar në Madrid për të finalizuar transferimin që pritet t'i kushtojë Atleticos 22 milionë euro.

Atletico ka kthyer sytë nga Trippieri pasi ka dështuar të transferojë portugezin Nelson Semedo nga Barcelona, transmeton “Koha Ditore”. Trippier ndihmoi Tottenhamin të arrijë në finale të Ligës së Kampionëve stinorin e kaluar, ku u mposht 2:0 nga Liverpooli.