Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani po mendon seriozisht për Lovrenin

Foto: Reuters

Milani është duke menduar seriozisht që të transferojë mbrojtësin e Liverpoolit, Dejan Lovren, këtë verë, raportoi “Gazzetta dello Sport” të martën.

Lovren është zgjedhja e parë e Milanit për të forcuar repartin mbrojtës. Përfaqësuesi i Lovrenit, Vlado Lemiq, është takuar me zyrtarët e Milanit të hënën, transmeton “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mirëpo, Liverpooli kërkon 20 milionë euro dëmshpërblim për Lovrenin, ndërsa kroati 30-vjeçar ka pagë vjetore prej pesë milionë eurosh.

Milani Lovrenit i ka ofruar tre milionë euro në vit dhe kontratë katërvjeçare.