Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lovren pritet të largohet nga Liverpooli, për të interesohen Milani dhe Napoli

Foto: Reuters

Dejan Lovren pritet të largohet nga Liverpooli gjatë afatit kalimtar të verës.

Mediet në Itali shkruajnë se qendërmbrojtësi kërkon largimin, pasi nuk ka pasur hapësirë të madhe te skuadra e trajnerit Jurgen Klopp.

Për Lovrenin, interesimin më të madh e kanë shfaqur dy klubet italiane, Milani dhe Napoli, transmeton KTV.

Liverpooli kërkon 25 milionë euro për kroatin, i cili ka kontratë deri në vitin 2021.

Raportohet se Lovreni e pëlqen shumë Milanin dhe mundësia është që të kalojë te “kuqezinjtë”, klub me të cilin tashmë i kanë nisur bisedimet.

Edhe Lazio insiston për transferimin e Lovrenit Sport Lazio insiston për transferimin e Lovrenit

Paga që kërkon 29-vjeçari është 4.5 milionë euro në sezon.

Dejan Lovren, është pjesë e Liverpoolit që nga viti 2014, ku ka regjistruar 170 ndeshje dhe ka realizuar 7 gola.