Sport

Gerrardi refuzoi Newcastlen

Foto: Reuters

Trajneri i Rangersit, Steven Gerrard ka refuzuar mundësinë që të marrë drejtimin e skuadrës së Premier Leagues së Anglisë, Newcastle United, raporton “The Mirror” të hënën.

Pronari i Newcastlet, Mike Ashley ishte i vendosur t'i japë ish-kapitenit të Liverpoolit, Gerrardit mundësinë që të drejtojë skuadrën, pas largimit të Rafa Benitezit, raporton "Koha Ditore".

Mirëpo, Gerrardi ka refuzuar ofertën. Ai ka thënë se është i kënaqur te Rangersi dhe planifikon të qëndrojë më gjatë te skuadra skoceze.