Kampionia në fuqi Angelique Kerber është eliminuar në rrethin e dytë të turneut Grand Slam të tenisit Wimbledon.
Kerber të enjten është mposhtur nga tenistja e 95-të në botë, amerikanja Lauren Davis me 2:1 në sete (2:6, 6:2 dhe 6:1), transmeton Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjermanja ndonëse fitoi setin e parë, u mposht bindshëm në dy setet tjera. Kerber vitin e kaluar kishte fituar Wimbledonin, duke triumfuar në finale ndaj amerikanes Serena Williams.
Për Kerberin është eliminimi më i hershëm që nga viti 2013. Kjo humbje nënkupton se ajo do të dal nga "Top 10" e renditjes së re botërore.