Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Berisha te SPAL-i

Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha pritet që të enjten ta kompletoj transferimin e tij te ekipi tjetër nga Serie A, SPAL.

Lajmi është bërë i ditur të martën nga "Sky Sport" që ka raportuar se marrëveshja mes SPAL-it dhe Berishës tashmë është arritur.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Portieri kosovar, të enjten do t'i kryejë kontrollimet mjekësore përpara se të firmos kontratën dhe të prezantohet te SPAL-i. Ai në edicionin e ri, pritet të jetë portieri i parë i këtij ekipi, pasi do ta zëvendësoj Emiliano Vivianon, i cili është kthyer te Sportingu i Lisbonës, transmeton Koha Ditore.

Beriha edicionin e shkuar ka qenë pjesë e Atalantas, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2016 nga Lazio. Ai në futbollin italian është prej vitit 2013 kur u largua nga Kamlari i Suedisë dhe përgjatë këtyre viteve ka regjistruar 113 paraqitje në Serie A.