Trajneri i Feronikelit, Zekirja Ramadani është ndarë shumë i kënaqur me fitoren historike ndaj Santa Colomas.
Feronikeli ka kaluar fazën parakualifikuese në Ligën e Kampionëve duke shënuar dy fitore radhazi, njërën prej tyre sonte ndaj klubit nga Andorra Santa Colomas, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE kampionit të Kosovës iu deshtë të përmbyste rezultatin edhe me një mungesë të një lojtari në fushë, kur Ylli Hoxha u ndëshkua me kartonin e kuq në fillim të pjesës së dytë.
“Si duket ai karton i kuq na zgjoi nga ajo anomali, dhe pas atij momenti lojtarët u transformuan. I uroj për lojën e mirë dhe mendoj se treguam kualitet dhe treguam se e duam klubin dhe jemi në gjendje të japim gjithçka. Uratat më të mëdha shkojnë për lojtarët”, tha Ramadani.
Ai tregoi se shpresat u rritën pas golit të barazimit që e shënoi Mevlan Zeka. Derisa golin e fitores e shënoi Kastriot Rexha.
“Kjo fitore na rritë vetëbesimin, përkundër që ishte një kundërshtar shumë i fortë. S’ka fjalë që mund të përshkruajë këtë fitore me përmbysje rezultati”, u shpreh Ramadani.
Derisa mesfushori Besmir Bojku deklaroi se është adaptuar shumë shpejtë me skuadrën e re, e theksoi se është i gatshëm të luajë në çdo pozitë që i kërkohet.
“Unë do të luaj në çdo pozicion që më jepet rasti dhe do të jap maksimumin. Sigurisht se këto janë dy ndeshjet e para, dhe ka vetëm dhjetë ditë që jam bashkuar me ekipin dhe jam adaptuar shumë shpejt me ekipin. Besoj se do të kemi edhe paraqitje të tjera të mira”, tha Bojku.