Përfaqësuesja e Zvicrës ka zhvilluar të hënën pasdite stërvitjen e parë për ndeshjen e së shtunës me Kosovën.
Zvicra ka ushtruar në qytetin e vogël Saillon, si pjesë e një turi në qytete të ndryshme. Stërvitja ishte e hapur për publikun, ndërsa federata zvicerane ka shkruar se interesimi ishte i madh.
1700 shikues ishin në stërvitjen e shkurtër. Ka pasur shumë fotografi të lojtarëve me fëmijë e po ashtu autografe. Përfaqësuesja helvetike ka zgjedhur të ushtrojë në vende të ndryshme për të forcuar lidhjen me shikuesit. Në stërvitje ishin të gjithë lojtarëve e Zvicrës, duke përfshirë Granit Xhakën, Xherdan Shaqirin, Ardon Jasharin e Uran Bislimin.