Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

17 vjeçari kosovar kampion në Suedi për rrëzimin e duarve

Ky është Gentrit Meholli, i cili të shtunën u bë kampion i një sporti të veçantë.

17-vjeçari me prejardhje nga Kosova, është kampion i Suedisë, në rrëzimin e duarve.

Të shtunën, në kampionatin për mundje duarsh në Suedi, Meholli me prejardhje nga Vushtrria, e zuri vendin e parë, transmeton KTV.

Ai këtë e ka bërë me dorën e djathtë, ndërsa një ditë më parë të premten, ai zuri vendin e dytë, duke mposhtur kundërshtarët edhe me dorën e majtë.

Gentriti me këtë sport ka nisur të merret para një viti, ndërsa të shtunën ai fitoi medaljen e artë duke fituar të drejtën të përfaqësojë Suedinë, në mundje duarsh.

Meholli është një adhurues i sporteve dhe luan edhe futboll e merret me karate, ndërsa synon në të ardhmen të bëhet mjek.

Edhe Zeneli thotë se ëndrra e tij ishte të luante për Suedinë në Botëror Sport Zeneli thotë se ëndrra e tij ishte të luante për Suedinë në Botëror

Synimi i 17-vjeçarit është që të vazhdojë të merret edhe profesionalisht me këtë sport, derisa ka një ëndërr për të ardhmen.

Mundja e duarve është sport i popullarizuar në Suedi dhe në shtetet baltike. Në Bullgari dhe në Turqi gjatë këtij viti do të mbahen kampionatet evropiane e Botërore, aty ku Gentrit Meholli do të marrë pjesë me Suedinë.