Sport

Siguria dhe moti i nxehtë, kërcënimet e Kupës së Afrikës

Foto: Reuters

Kupa e Afrikës do të nisë të premten (21 qershor) në Egjipt, në hije të sulmeve terroriste që ndodhën javë më parë dhe vetëm disa ditë pas vdekjes së ish-presidentit Mohamed Morsi teksa gjykohej, gjë që nxiti një valë të re të protestave.

Gjithashtu ekipet pjesëmarrëse janë paralajmëruar për temperaturat ekstreme që do të mbretërojnë në Egjipt, e që mund të jenë të dëmshme për futbollistët, transmeton Koha Ditore shkrimin e AFP.

Me ceremoninë hapëse dhe mbyllëse që do të mbahet në stadiumin e Kajros, kjo do të jetë hera e pestë që Egjipti do të organizojë këtë turne kontinental, i cili këtë vit është zgjeruar në 24 skuadra dhe mbahet gjatë stinës së verës, jo si në të kaluarën në dimër.

Për herë të fundit Egjipti e kishte organizuar turneun në vitin 2006, kurse këtë vit e ka marrë pas dështimit të Kamerunit për t'i bërë përgatitjet me kohë.

Autoritetet janë të bindura se infrastruktura është në rregull për t'u zhvilluar turneu më i madh i futbollit në këtë kontinent. Por ato janë në alarm pas sulmeve ndaj turistëve që ndodhën pranë piramidave pas një kryengritjeje në gadishullin Sinai....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)