Sport

PSG-ja pas Douglas Costas

Raportohet se Paris Saint-Germaini synon transferimin e anësorit të Juventusit, Douglas Costa gjatë afatit kalimtar të verës.

Sportitalia raporton se ka një interesim të fuqishëm nga ana e PSG-së për shërbimet e Costas, transmeton Koha.net.

Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo ka kontaktuar personalisht me yllin brazilian për mundësinë e transferimit të tij në Parkun e Princave.

Megjithatë, negociatat janë në fazë të hershme.