Sport

Ndihma e Rashicës për rikthimin e Vushtrrisë në Superligë

Descriptive Text

Klubi i futbollit, Vushtrria, ka nderuar ish-futbollistin e vet, tash yll i kombëtares së Kosovës dhe i Werder Bremenit, Milot Rashicën, për kontributin dhe imazhin e dhënë klubit, Vushtrrisë e Kosovës.

Kryetari i klubit, Naser Imeri, ka bërë të ditur se nga kalimi i Rashicës prej Vitesses te Werder Bremeni në janar të vitit 2018, Vushtrria ka fituar 100 mijë euro. Në një postim duke treguar për mirënjohjen e ndarë, Imeri ka theksuar se ato para janë shfrytëzuar për dy sezone për të ndihmuar rikthimin në Superligë.

“Nga kalimi i Milotit prej Vitesse tek Werder Bremen, klubi ynë përfitoi një shumë prej 100.000 mijë euro, ku 10% të shumës i takuan menaxherit z. Shukri Asllanit i cili ndërmjetësoi punën ligjore mes klubit tonë dhe klubit të Werderit. Këto para të Milotit u shfrytëzuan për sezonet 2017 dhe 2018 ku President i klubit isha unë, dhe rezultoi edhe arritja e synimit tonë Superligës. Faleminderit Milot që na bënë krenar dhe jep kontribut të madh për Vushtrrinë e Kosovën”, ka shkruar ai në Facebook.