Projekti i madh i Realit po merr formë

Projekti i madh i Realit po merr formë

13 June 2019 12:25

Transferimi i sulmuesit Luka Joviq shënon fillimin e një "projekti të ri" për Real Madridin, që po kërkon t'u kthehet sukseseve në edicionin e ardhshëm, ka thënë presidenti i klubit, Florentino Perez, të mërkurën.

Joviq, i cili iu bashkua Realit nga Eintracht Frankfurti, është njëri prej tre transferimeve të mëdha që i ka bërë ekipi nga La Liga pas dështimit total në edicionin e fundit, të cilin e mbylli pa asnjë trofe, transmeton Koha Ditore shkrimin e Reuters.

Gjithashtu, përgjatë atij edicioni, Reali shkarkoi edhe dy trajnerë dhe kampionatin e përfundoi me 19 pikë më pak se Barcelona që u shpall kampione e Spanjës.

"Ky është fillimi i një projekti të ri për sezonin e ardhshëm. E dimë se duhet të punojmë shumë, pasi rezultatet në edicionin e fundit nuk kanë qenë ato që i kemi pritur", tha Perez gjatë prezantimit të Joviqit në stadiumin "Santiago Bernabeu". "Ky klub nuk dorëzohet asnjëherë dhe këtë do ta dëshmojmë në sezonin e ri. Ishte unike dhe magjike që fituam katër trofe të Ligës së Kampionëve brenda pesë vjetësh dhe tash e kemi përgjegjësi dhe mision që t'u kthehemi sukseseve prej edicionit të ri".....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme