Sport

Zyrtare: Argjend Malaj transferohet te Feronikeli

Feronikeli ka konfirmuar se është përforcuar me mesfushorin shqiptar, Argjend Malaj.

“Klubi i Feronikelit, konfirmon se, që nga sot (e martë), Malaj do të jetë pjesë e kampionëve të Kosovës”, thuhet në konfirmimin e klubit nga Drenasi, transmeton Koha.net.

Malaj, 25 vjeçar, ishte futbollist i Kamzës në Kategorinë Superiore të Shqipërisë, ku më parë kishte mbrojtur edhe ngjyrat e Skënderbeut.

Argjend Malaj luan në pjesën qendrore të mesfushës dhe pati më shumë se 20 paraqitje në Kategorinë Superiore në sezonin e fundit.

Vushtrriasi tani e tutje do të mbrojë ngjyrat e Feronikelit.