Sport

Muriqi: S’jemi të kënaqur me një pikë

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ka thënë se nuk janë të kënaqur me një pikë ndaj Malit të Zi.

Kosova mori një pikë në Podgoricë ndaj Malit të Zi, ndeshje e vlefshme për kualifikimin në Evropianin 2020.

“Kemi pasur raste shumë të mira, krijuam avantazhin por më pas pranuam gol. Nuk jemi të kënaqur me një pikë. Por, shpresojmë fitore në Bullgari”, është shprehur Muriqi.

Ai tutje ka thënë se humbja e Zenelit është mjaft e rëndë, megjithatë insiston se kushdo që luan do të japë maksimumin.

“Zeneli është një lojtar shumë i rëndësishëm. Pati një lëndim dhe shpresoj që të kthehet sa më shpejtë. Por, pa marrë parasysh se kush luan do të japë maksimumin”, u shpreh Muriqi për KTV-në.

Muriqi tutje ka treguar se ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, derisa është i lidhur me një kalim te Fenerbahçe dhe Galatasaray.

“Nuk kam vendosur akoma për të ardhmen. Do të takohem me agjentin dhe të shohim se kush është treguar më e mirë”, ka thënë ai.