Me gjunjët e vrarë nga loja me shokët, pasi përqafoi fort nënën e babain, Megi u largua me lot në sy nga shtëpia ku ëndërroi për pasionin e saj.
Me një çantë në shpinë të mbushur plot me ëndrra, ajo u nis drejt Tiranës, do të luante futboll në një fushë të vërtetë. Megi u largua nga fshati Prell i Burrelit pa e ditur se një ditë do të ishte krenaria e tij. Çdo shikim mosbesues e këshillë dashamirëse që e mbante larg pasionit të fëmijërisë, u bë arsye që fshati të krenohej me Megin. Ajo u largua kur ishte vetëm 12 vjeç, por tashmë pas 10 vitesh Megi njihet në mbarë Shqipërinë si golashënuesja më e mirë e botës për vitin 2018. Futbollistja e Vllaznisë dhe Kombëtares Shqiptare është zgjedhur vjet golashënuesja më e mirë e planetit.
Pasi tejkaloi mosbesimin e fshatit të saj, Megit iu desh të përballej edhe me habinë e djemve futbollistë kur e shikonin në stërvitje. Por për Megin kishte vetëm dy botë, ajo që njohim të gjithë dhe topi. Nëse të gjithë i habiste prania e saj në fushën e blertë, Megi aty gjente qetësinë. E mërzitur apo e gëzuar në qoftë, ajo ka nevojë që këto ndjenja t’i ndajë me fushën e saj.
Por nëse të njohurit e saj ishin skeptik për të ardhmen që e priste kampionen, Megin e ndihmoi një prej dy më të mirëve të botës, Kristiano Ronaldo. Ai nuk ishte në fushën me dhe të fshatit, as me atë të blertën, ai ishte në shpirtin e Megit. Asaj i qeshin sytë kur e pyet për futbollistin e preferuar. Ronaldon e cilëson një si nga ndihmësit më të mëdhenj që ka pasur. Ajo rrëfen se sapo Ronaldo mbaronte lojën, dilte në oborr për të përsëritur veprimet e tij. Ronaldo nuk e di, por ëndrra e Megit është realizuar edhe nga motivimi që i ka bërë futbollisti i madh.
Trending ishte në finalen e Vllaznisë kundër Fierit dhe Megi, autorja e 84 golave të shënuar në vitin 2018 e gjeti sërish rrjetën. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, Vllaznia e Megit fitoi. Ajo festoi me skuadrën, që nuk lë rast pa e falenderuar dhe pa e cilësuar si një nga pjesët më të rëndësishme të suksesit të saj.
Edhe pse është më e mira, Megi has shumë probleme. Vështirësitë e sportit në Shqipëri vijojnë të jenë të mëdha e paga e pamjaftueshme. Megjithatë ajo nuk dorëzohet. Për Megin gjithçka arrihet, mjafton që ta kesh pasion. Ajo ka një këshillë për të gjithë prindërit e vajzave që duan të luajnë futboll: Lejojini vajzat tuaja të ndjekin pasionin, do t’u bëjnë krenarë ashtu siç bëra unë fmiljen time.
Edhe
Lionel Messi bën që edhe ecja të quhet mjeshtëri
Janë rreth 40 vajza të Vllaznisë që stërviten çdo ditë në këtë fushë. Presidenti i Vllaznisë shprehet për Trending se kjo nuk është rastësi. Një nga synimet më të rëndësishme të këtij klubi është masivizimi i futbollit të femrave. Lazër Matija shpreh idenë se ky sport duhet të integrohet që në shkolla jo vetëm për djemtë por edhe për vajzat. Vajzat e Vllaznisë tashmë ëndërrojnë për më shumë, presidenti Matija thotë se tashmë janë shumë afër kualifikimit në Champions Legaue/Gzeta Shqiptare.
{gallery}