Kampioni i Premier Leagues angleze, Manchester City, pritet të ulet dhe të nisë bisedimet me gjermanin Leroy Sane, për ta siguruar atë për një kohë të gjatë, mëson “Goal.com”, pavarësisht interesimit të Bayern Munichut.
Kontrata e Sanes përfundon në vitin 2021 dhe City po bën përpjekje për t’ia vazhduar atij edhe për një vit tjetër, transmeton “Sporti në KTV”. Një gjë e tillë duket mjaft e vështirë pasi kampioni gjerman, Bayerni, me çdo kusht i dëshiron shërbimet e tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZyrtarë bavarez e kanë konfirmuar interesimin për ta sjellë Sanen në “Allianz Arena”, edhe pse presidenti i klubit Uli Hoeness insiston se nuk do të paguajë më shumë se 80 milionë euro për asnjë lojtar, ndërsa në rast të mosvazhdimit të kontratës, City kërkon jo më pak se 100 milionë euro për largimin e tij.