Sport

Sarri shpreson ta mbyllë “stinorin e mrekullueshëm” me trofe

Foto: Reuters

Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri thotë se fitorja ndaj Arsenalit në finalen e Ligës së Evropës javën e ardhshme do të kompletonte një stinor të mrekullueshëm për klubin, ndonëse ka spekulime për të ardhmen e tij.

Italiani është përballur me kritika të ashpra nga tifozët e Chelseat në stinorin e tij të parë në klub, por me Chelsean arriti të përfundojë në vendin e tretë në Premier League, duke siguruar kështu kualifikimin në Ligën e Kampionëve për stinorin e ardhshëm, transmeton Koha Ditore shkrimin e Reuters.

I pyetur nëse do të jetë edhe stinorin e ardhshëm, Sarri ka thënë se e ardhmja e tij është finalja e Ligës së Evropës, por pas asaj ndeshjeje do të flasë me zyrtarët e klubit.

"Unë kam edhe dy vjet kontratë me klubin", ka thënë ish-trajneri i Napolit të mërkurën, ndërsa po shikon përpara për ndeshjen e javës së ardhshme me Arsenalin në Baku. "Duhet të flas me klubin pas finales. Dua të di nëse hierarkia e klubit është e kënaqur me mua".

Chelsea ka arritur në finale të League Cup këtë stinor, ku pësoi nga Manchester City dhe Sarri thotë se skuadra e tij meriton ndonjë trofe këtë stinor...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)