Sport

Bale do të dërgohet në Real B nëse nuk pranon largimin

Bale do të dërgohet në Real B nëse nuk pranon largimin

Gareth Bale do të largohet nga ekipi i parë i Real Madridit për t'u degraduar në ekipin e dytë, nëse nuk arrin të gjejë klub të ri gjatë kësaj vere.

Uellsianit tashmë i është kumtuar lajmi. Ai nuk bën pjesë në planet e trajnerit Zinedine Zidane dhe për këtë arsye do të nxirret në shitje në fund të këtij edicioni. Por ka një problem. Ai ka kontratë deri më 2022 dhe mund të mos pranojë të transferohet diku tjetër, përcjell sot Koha Ditore shkrimin e Daily Mail.