Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Finalja e kupës në futboll më 24 maj në “Fadil Vokrri”

Ndeshja finale e Kupës së Kosovës në futboll do të zhvillohet më 24 maj në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë, ka njoftuar Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) të martën. 

Në këtë ndeshje, që nis në orën 20:45, do të takohen Feronikeli dhe Trepça '89. Feronikeli deri më tash e ka fituar dy herë këtë trofe (2014, 2015) derisa Trepça '89 e ka fituar një herë në vitin 2012, transmeton Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Fituesi i këtij trofeu do të sigurojë pjesëmarrjen në parakualifikimet për Ligën e Evropës në edicionin 2019/20. Fituese në fuqi e Kupës së Kosovës është Prishtina.