Sulmuesi Andrea Belotti ka rinovuar kontratën me Torinon dhe do të jetë pjesë e ekipit nga Serie A deri në verën e vitit 2022, njoftuan të martën mediumet italiane, përcjell sot Koha Ditore.
25-vjeçari këtë edicion ka shënuar 15 gola në 34 ndeshje dhe është kapiten i Torinos. Edhe pse ka rinovuar kontratën, Belottit i mbetet në fuqi klauzola e lirimit në vlerë prej 100 milionë eurosh.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBelotti te Torino është transferuar para katër vjetësh nga Palermo për 8.5 milionë euro.
Para fillimit të këtij edicioni, Torino pati refuzuar ofertat për Belottin, të cilin e vlerëson lojtar shumë të rëndësishëm. Ai ka edhe 20 paraqitje e pesë gola të shënuar me Italinë.