Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Isha, presidentja që pëlqehet nga FIFA, por jo edhe në vendlindje

Edhe para se të bëhej një nga femrat e pakta që kanë drejtuar ndonjëherë një federatë kombëtare të futbollit, Isha Johansen kishte gdhendur një profil të shquar në këtë sport. Shumë kohë përpara se të futej në qeverisjen e këtij sporti në vendlindje, Johansen hyri në skenën e futbollit të Sierra Leones pas themelimit të klubit që ofronte pajisje për fëmijët e rrugëve në këmbim të premtimit të tyre se do të shkonin në shkollë.

Klubi i saj u rrit aq shumë, saqë tërhoqi një vizitë të David Beckhamit dhe pastaj arriti të futej në ligën më të lartë të vendit, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkohë, Johansen u rrit shpejt me qeverisjen e futbollit si një grua e rrallë që kishte plane afatgjate për këtë sport. Me imazhin publik të hartuar me kujdes dhe shkollimin në gjuhën angleze, ajo ishte mjaft e bindur politikisht se shumë shpejt do të mundë të matej me Gianni Infantinon, por edhe yjtë e futbollit si Cristiano Ronaldo.

"Gjithmonë kam pasur besim të madh në vete. Falë punës dhe besimit, unë kam arritur të bëhem e njohur dhe e respektuar në FIFA, por një gjë të tillë nuk mund të them edhe për vendlindjen time", shprehet Johansen, e cila prej vitit 2013 mban postin e presidentes në Federatën e Futbollit të Sierra Leones.

Në Sierra Leone, Johansen është përballur me polemika para se të bëhej presidente e federatës. Jeta e saj në futboll ka qenë një përvojë krejtësisht tjetër dhe tani ajo po përballet me shumëçka.

Johansen po akuzohet për një rast korrupsioni dhe duhet të paraqitet në gjykatën e kryeqytetit të Sierra Leones. Qeveria e këtij shteti ka akuzuar atë për shpërdorim të fondeve, ndonëse një gjë të tillë ajo kategorikisht e mohon.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)